Anglia para një shqetësimi nga varianti indian i virusit

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Derisa udhëtarët në Angli po paketonin valixhet, banakierët po lustronin gotat dhe interpretuesit po ngroheshin, dhe derisa kështu Britania po  përgatitej të që të dielën të bënte një hap të madh nga bllokimi i stërzgjatur përshkak të pandemisë, u shfaqën re të reja shqetësimi në horizont.

Ky eksitim për rihapjen e udhëtimit dhe mikpritjes, ka kaluar në një shqetësim nga  varianti i virusit më ngjitës indian, i cili  po përhapet shpejt dhe mund të vonojë planet e mëtejshme të rihapjes.

Kryeministri Boris Johnson, u ka bërë thirrje britanikëve të ndërmarrin masa serioze dhe të kujdesshme, shkruan euronews.

“Ne po mbajmë nën vëzhgim përhapjen e variantit të identifikuar së pari në Indi, duke ndërmarrë veprime të shpejta kur shkalla e infeksionit po rritet”. Unë i nxis të gjithë të jenë të kujdesshëm dhe të marrin përgjegjësi kur gëzojnë liri të reja sot, në mënyrë që ta mbajnë larg virusin”, ka thënë ai.

Rastet e variantit të ri indian të virusit janë dyfishuar brenda një javë në Mbretërinë e Bashkuar, duke sfiduar një prirje të madhe në të gjithë vendin me infeksione dhe vdekje, edhe pse me kufizime për  muaj të tërë, dhe një fushate të shpejtë vaksinimi, derisa një provë e kësaj të fundit po kryhej në zonat veriore të Anglisë, të goditura nga ky variant.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, ka thënë se varianti, i njohur zyrtarisht si B.1.617.2, është më i transmetueshëm sesa lloji kryesor i Mbretërisë së Bashkuar dhe “ka të ngjarë që do të bëhet variant mbizotërues”.

Mirëpo, pavarësisht gjithave, nga dita e sotme, njerëzit në Angli do të jenë në gjendje të hanë një vakt në restorant në ambiente të mbyllura, të pinë brenda një pijetoreje, të shkojnë në një muze, të përqafojnë miqtë dhe të vizitojnë shtëpitë e njëri-tjetrit, për herë të parë pas shumë muajsh.

Po ashtu, në mesin e lirimit të këtyre masave do të hiqet edhe një ndalesë  për pushime jashtë shtetit por me një listë të shkurtër të vendeve që mund të vizitohen, e  të cilat kanë norma më të ulëta të infeksionit.

Ndërkaq, edhe Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut po ndjekin pothuajse rregulla pak a shumë të njëjta të rihapjes, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme