Anglia e ka mposhtur me lehtësi Uellsin (3-0) në ndeshjen e raundit të fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror.
Para ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Ahmed bin Ali”, asnjëra nga skuadrat nuk e kishte siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër, edhe pse “Tre Luanët” ishin në situatë më të mirë.
Sidoqoftë, të zgjedhurit e Gareth Southgate nuk lejuan asnjë befasi dhe e siguruan kualifikimin në 1/8 e finales nga vendi i parë në Grupin B.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa pak minuta brenda pjesës së dytë, Marcus Rashford e zhbllokoi rezultatin (50’).
Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, pranoi një top nga Harry Kane dhe e dyfishoi epërsinë (52’).
Edhe një tjetër gol në këtë takim e realizoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford (58’), asistues ishte Kalvin Phillips.
Anglia e cila kalon tutje si e para në grup, do të ndeshet në çerekfinale me Senegalin, e cila doli e dyta në Grupin A.