Turqia ka urdhëruar arrestimin e imamit Fehtullah Gulen që tash jeton në ShBA dhe shtatë personave tjerë për vrasjen e diplomatit rus, në vitin 2016, një ditë para vizitës së presidenit Vlladimir Putin në Turqi.
Kështu ka raportuar sot e përditshmja “Haberturk” derisa shkruan se diplomati rus Andreyi Karlov është vrarë nga një polic që nuk ka qenë në detyrë.
Ai u vra në dhjetor të vitit 2016 në Ankara derisa ishte duke mbajtur fjalim në hapjen e një ekspozite.