Ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj që nga mbajtja zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, procesi i rinumërimit po vazhdon edhe më tej, ndërkohë Kosova rrezikon të futet në kolaps.
Njohësit e çështjeve politike në vend, vlerësojnë se procesi zgjedhor në Kosovë, nuk e ka definuar sakt se deri kur duhet të kenë afat për ankesa partitë politike. Ndërkohë, kjo çështje po kthehen në precedan të keq, vlerësojnë analistët.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Armend Muja, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se Kosova ka dëshmuar që ka nevojë për reformë të zgjedhore.
“Definitivisht Kosova me këto zgjedhje është dëshmuar që ka nevojë të reformohet ligji për zgjedhje dhe duke e bërë amendamentimin të procedurave dhe proceseve që e kan ngadalësuar shkallën e rezultateve”.
“E para që unë mendoj dhe e rëndësishme është që të rirregullohet votimi i Diasporës dhe votat me kusht dhe është e rëndësishme që diaspora të ketë mundësi të votojë në ambasadat e Republikës së Kosovës, dhe votimi të jetë atë ditë, pra në ditën e zgjedhjeve dhe ato ta kenë mandatin t’i dërgojnë rezultatet te KQZ-ja. Ndërkaq votat me kusht dhe ata që janë angazhuar me procesin zgjedhor duhet t’i jepet mundësi për votim të hershëm, siç ndodh në vendet tjera”, ka thënë Muja për EO.
“Edhe procesi i numërimit duhet të ketë dy lloje të numërimeve, numërimi i votave partiake dhe i votave të kandidatëve. Duhet të rimendohet procedura e ankimimit. Ankimimi është i rëndësishëm mirëpo duhet të ketë vetëm dy dritare të ankesës, sepse në Kosovë çdo ankesë po merr gati 4 ditë, që është shumë, mirëpo duhet të ketë dy afate ankesës, që në tërësi tetë ditë, dhe mbi bazën e kësaj të reduktohet vonesa dhe shpallja e e certifikimeve ndodh brenda 10 ditësh siç ndodh në shumë vende të botës”, ka thën ai.
Se Kosova duhet të ketë reformë zgjedhore e thotë edhe Artan Demhasaj nga organizata “Çohu”. Sipas tij, reforma duhet të fillojë nga financimi i partive politike e deri të afati për ankesa pas zgjedhjeve.
“Ka nevojë për një refomrë të tellë zgjedhore që përfshinë shumë aspekte, nga financimi i partive e deri të afati i caktuar kohorë, përtej saj kur nuk mund të behen ankesa dhe duhet të ceritifkohen rezulatit që mos te kemi një tejzgjatje të procesit kaq shumë sa që e kemi sot. Asnjëherë nuk kemi pasur një proces kaq të gjatë”.
“Është shtyrë deri në tri javw derisa sot e shohim se kanë kaluar gjashtw javë dhe nuk kemi ceritifkim të rezultatëve dhe në bazë të ankesave që janë bërë në PZAP në mënyrë urdhërimi për ti numëruar edhe 1472 kuti mundet me e shty afatin e ceritifikimit deri në fund të muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor. Një afat prej dy muaj porocesi i numërimit dhe rinumërimit, është e tejzgjatur duhet që në reformë zgjedhore të caktohet një afat prej ditës së zgjedhjeve që as KQZ mos të ketë mundësin me e tejkalu atë afat zgjedhor”, ka thënë Demhasaj.
Ndërsa vonesat të tilla po ndikojnë edhe në aspektin ekonomik. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se Kosova rrezikon të futet në kolaps, ku dihet se ende nuk ka buxhet për vitin tjetër.
“Jo vetëm tani por edhe në të kaluarën kur ka pasur ngërç apo një vonesë në themelimin e institucioneve që dalin nga zgjedhjet, ne kemi parë ndikim negativ te bizneset, një ulje të konfidences të tyre edhe të njëjtën kohë një ndikim në përformacën dhe në afëtsinë e tyre konkurruese dhe kjo besoj që edhe pse nuk e kemi mat, e kemi këtë tremujorin që e presim matë tani, ne po shohim që ka ndikime negative”.
“Unë besoj se ajo do të krijonte potencial edhe për kolaps të caktuar sepse ne ende nuk kemi buxhet për vitin tjetër, ne ende kemi shumë projekte në pritje dhe të njëjtën kohë kjo do të ndikonte komplet në humbjen e investitorëve vendas por edhe atyre të huaj”, ka thënë Rukiqi për EO.
Ai ka thënë se shumë shpejt Qeveria duhet të krijohet dhe t’i shpreh prioritetet e qarta sidomos në aspektin ekonomik.