Ekonomia Online
FUNDIT

Ankohet qytetari se dikush ka votuar në emër të tij

Ankohet qytetari se dikush ka votuar në emër të tij

Qytetarët nga të gjitha komunat po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend. T7 po raporton drejtpërdrejtë nga të gjitha komuna e vendit për të sjellur informacionet e fundit nga atje. Një parregullsi është raportuar në komunën e Gjilanit ku një qytetar ka bërë të […]

Qytetarët nga të gjitha komunat po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

T7 po raporton drejtpërdrejtë nga të gjitha komuna e vendit për të sjellur informacionet e fundit nga atje.

Një parregullsi është raportuar në komunën e Gjilanit ku një qytetar ka bërë të ditur për T7 se dikush kishte votuar në emrin e tij, ndërsa atij i është thënë se mund të votojë me kusht.

“Po kam votuar, e kam një ankesë, kishte votuar dikush në emrin tim e mua ma bën votën me kusht. Ku me u drejtu tash? Quhem Riza Zeneli. Kishte votuar dikush në emrin tim, më tha ti mundesh me votu me kusht, tash kujt me iu drejtu unë? Nuk e di a numërohet ajo votë a nuk numërohet”, ka thënë ai në T7.

Të ngjashme