Ankthi, ndjenjat dhe paragjykimet ndaj formave trupore – Bebe Rexha rrëfen gjithçka për revistën “Euphoria”

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Me besimin që ka është e lehtë të mendosh se Bebe Rexha nuk ka frikë të ndajë mendimet dhe ndjenjat e saj në çdo hap, por ajo e pranon se të qenit e hapur dhe e prekshme është e frikshme, por e nevojshme.

“Sa herë që shkoj në studio, gjithmonë shqetësohem”, ndan ajo. “Unë kam ankthin më të keq ndonjëherë dhe kjo është arsyeja pse është me të vërtetë e rëndësishme me atë me të cilin punoj. Duhet të ndihem e sigurt”.

Ajo spërkat të gjitha ankthet, pasiguritë, emocionet dhe gjithçka në këtë mes në të gjithë muzikën që krijon dhe në çdo projekt që merr përsipër. Autenticiteti i saj vjen pa marrë parasysh se çfarë bën – madje edhe për shkak të postimeve në rrjetet sociale që e gjejnë pa grim, duke kaluar pjesën më të madhe në shtëpi e duke biseduar me fansat.

Albumi i ri “Better Mistakes”, i cili u publikua më 7 maj, vë sërish në qendër ndjenjat e yllit shqiptar.

Gjysma e albumit përfshin artistë të zhanreve të ndryshme duke përmendur Travis Barker në “Break My Heart”, “Die For Man” me Lil Uzi Vert dhe “Baby I’m Jealous” me Doja Cat.

Rexha nuk është e huaj për bashkëpunime, pasi ka punuar në vitet e kaluara edhe me G-Eazy, Nicki Minaj, Louis Tomlinson dhe Florida Georgia Line.

Derisa lista e bashkëpunëtorëve të Rexhës – para dhe në “Better Mistakes” është e mbushur me talent, ajo nuk bashkëpunon me çdo kë.

“Unë dua të bashkëpunoj sepse më pëlqejnë ata artistë, puna e tyre ose zëri, ose diçka tjetër që ata kanë bërë. Dhe thjesht e dua energjinë e bashkëpunimit. Është shumë më emocionuese kur jeni duke interpretuar një këngë me dikë në skenë”.

Albumi i saj i ri ishte planifikuar fillimisht të dilte vitin e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.

“Problemi me mua është se kur shkruaj diçka, duhet ta publikoj. Nëse ulem për të punuar në të, unë filloj ta ndryshoj dhe të bëj 10 albume të ndryshme në një”, shprehet Rexha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme