Anna Kournikova sërish shtatzënë, Iglesias e ka mbajtur të fshehtë lajmin

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Edhe pse çifti nuk e konfirmuar lajmin, revista spanjolle Hola! ka publikuar fotografi të çiftit nga pushimet në Miami, ku shihet barku i fryrë i ish-tenistes.

Anna dhe Enrique njihen për përpjekjet e tyre që ta mbajnë jetën private sa më larg syrit të publikut, prandaj kjo nuk është asgjë e re.

Ata e kishin mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë së parë (në vitin 2017) deri kur Kournikova i solli në jetë binjakët, Lucy dhe Nicholas.

Madje ishte spekuluar se binjakët i kishte sjellë në jetë një nënë surrogate, gjë që u hodh poshtë nga Anna përmes fotografie nga shtatzënia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme