Ansu Fati me rekord të madh, bëhet lojtari më i ri në histori të Barçës që shënon në La Liga

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi 16-vjeçari, Ansu Fati është bërë lojtari më ri në histori të Barcelonës që shënon një gol në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sulmuesi i talentuar ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës, një javë pas debutimit me këtë klub në moshën 16-vjeçare.

Ansu Fati ka arritur të gjej golin e barazimit 1-1 në ndeshjen ndaj Osasunas.

16-vjeçari ka shënuar me kokë pas asistimit të Carles Perez dhe ky gol ka bërë që ai ta arrij një rekord të madh.

Talenti nga Guinea-Bisau është bërë 16-vjeçari i parë në historinë e Barcelonës që shënon një gol të La Liga për këtë klub.

Përveç kësaj, Fati renditet tani si lojtari i tretë më e ri që shënon në La Liga.

Të ngjashme