Ansu Fati mund të luajë për Spanjën në Botërorin e U 17-vjeçarëve.
Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, Këshilli i Ministrave ka aprovuar kërkesën për t’i dhënë pasaportën dhe nacionalitetin spanjoll futbollistit të Barcelonës, Ansu Fati.
Federata e Futbollit të Spanjës është marrë shumë me këtë çështje, pasi pas 16-vjeçarit ishin edhe Portugalia dhe Guniea Bisau.
16-vjeçari është sensacioni i këtij viti, pasi habiti gjithë botën me paraqitjet te Barcelona që në debutim, çka edhe trajneri Ernesto Valverde i ka dhënë më shumë mundësi.
Në total, ai ka luajtur katër ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar edhe një asistim.
¡PRIMICIA @JSuarezSexta! ANSU FATI ya tiene la NACIONALIDAD ESPAÑOLA.
Puede ser CONVOCADO para el MUNDIAL SUB 17.
30312:53 PM – Sep 20, 2019Twitter Ads info and privacy74 people are talking about this