Skuadra franceze Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta shkarkojë drejtorin sportiv, Antero Henrique.
Pas mosmarrëveshjeve midis menaxherit Thomas Tuchel dhe drejtorit Antero Henrique, duket se skuadra franceze ka vendosur ta shkarkojë nga detyra këtë të fundit.
Shkak i mosmarrëveshjeve duket se kanë qenë pakënaqësitë lidhur me transferimet gjatë muajit janar, shkruan Goal.
Më herët është raportuar se ish menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mund t’ia zërë vendin Antero Henriques në PSG.