PSG sulmon Perezin që foli për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 09:14 | Nga

Neymar është i lumtur në PSG dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Franca, thotë Henrique, i cili e ka ‘sulmuar’ numrin një të Realit, Florentino Perez.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, beson se Florentino Perez ka treguar mos respekt për Cristiano Ronaldon kur vendosi të flasë për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku portugezi mori çmimin e pestë në karrierë, duke barazuar Lionel Messin, raporton AS.

Ai ka përsëritur se Neymari është i lumtur në Francë te PSG-ja dhe se nuk e ka ndërmend të largohet për Madridin.

“A mund të largohet Neymar nga PSG-ja dhe të shkojë në Madrid? Jo. Sepse ai është i lumtur, ai e donë këtë klub dhe është duke kaluar mirë këtu”, tha Henrique.

“Të flasësh për një lojtar nga një tjetër klub në ditën që Ronaldo e fitoi Topin e Artë, nuk është aspak e mirë për lojtarin”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme