Antigona Baxhaku emërohet Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeministrit

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-gazetarja Antigona Baxhaku do të jetë  Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Baxhaku ka qenë këshilltare e ish-presidentes Jahjaga.

Postimi i plotë i Hotit:

Ekipit tonë i bashkohet edhe Antigona Baxhaku!

Antigona do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit. Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat.

Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme