Anulohen fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 qershor

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se janë anuluar fluturimt e datës 19, 20 dhe 21 qershor.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP’ja ka lutur udhëtarët që për të dhëna shtesë të kontaktojnë me kompanitë ajrore.

“Ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 Qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në postim.

Të ngjashme