Një protestë e thirrur për të premten në Shkup, kundër dënimeve drakonike ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës nuk do të mbahet.
Kjo është bërë me dije përmes një letre publike të Këshillit të protestave, ku jepen detaje lidhur me organizimin e protestave të radhës, por duke qenë në disa qytete dhe qendra shqiptare.
Ja letra publike:
Duke pas parasysh peshën dhe rëndësinë e rastit të Kumanovës 09-10 Maj 2015 dhe vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi1 në Shkup, kërkojm që si trup – Këshilli i këtyre protestave vendosi të formon nënkëshillat e tij me shtrirje edhe në qytetet e tjera duke u koordinuar edhe me Tiranën, Prishtinën dhe Diasporën shqiptare.
Këshilli së shpejti do të del me agjendën e organizimit të PROTESTAVE duke caktuar Ditën, orën, vendin dhe qytetin ku do të mbahen protestat.
Jemi dhe mbetemi për krijimin e mekanizmave të shëndosha juridike, demokratike për hetuesi ndërkombëtare deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Në fillim jemi për protesta të qeta dhe dinjitoze, me mbështetje dhe përfshirje mbarkombëtare, pa ngjyra partiake dhe fetare, pa dallim zone dhe krahine, thjesht pastër shqip me simbole kombëtare dhe trasparenta lidhur me DREJTËSINË dhe LIRINË e gjithë atyre që janë të dënuar me prapavijë politike sipas skenareve të përpiluara në kuzhinat antishqiptare.
Çdo lloj organizimi i protestave jashtë Këshillit, për ne janë e drejtë qytetare, por pa mbështetjen tonë dhe nuk i mbajm përgjegjësi për pasojat që mund të lindin.
Pjesë e Këshillit janë:
FORUMI PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT – Idriz Sinani;
SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇK-së – Daim Hiseni;
SHOQATA E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË – Shpëtim Pollozhani;
SHOQATA E KULTURËS SHQIPTARE NË MAQEDONI – Blerona Brao;
FAMILJARËT E TË BURGOSURVE NË RASTIN:”LAGJA E TRIMAVE”;
o Dr.Shkëndije Shehu
o Dashurie Sefa
o Bedri Kafexholli