Anulohet vendimi për ridestinimin e parcelës për spitalin

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 14:10 | Nga

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt pas një debati të gjatë kanë anuluar vendimin datës 30 mars të këtij viti për ridestinimin e parcelës së spitalit, derisa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pak ditë më parë e ka kthyer këtë vendim si të jashtëligjshëm.

Ky vendim, i cili është anuluar të enjten me shumicë të votave, kishte për qëllim ndërrimin e parcelës për ndërtimin e spitalit nga parku “Liria” në hapësirën tjetër te tregu i kafshëve. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka rekomanduar KK-në që brenda 30 ditësh ta harmonizojë vendimin në bazë të ligjeve në fuqi dhe në bazë të Planit Zhvillimor Komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Enver Haliti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e VV-së, ka thënë se katër vendime të datës 30 mars të këtij viti janë kthyer të kundërligjshme nga MMPH-ja, andaj KK-ja duhet t’i shfuqizojë ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme