Kryeministrja e ardhshme e Serbisë, Ana Brnabiç, e ka propozuar një politikan pro-rus për ministër të mbrojtjes, duke i dëmtuar shpresat në perëndim se nominimi i saj sinjalizonte largim nga ndikimi i Moskës, raporton agjencia AP nga Beogradi.
Televizioni shtetëror i Serbisë ka raportuar se kryeministrja e nominuar, Ana Brnabiç, sot e ka propozuar listën e ministrave të kabinetit të saj për miratim në parlament.
Në këtë listë përfshihet edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër i punës, i cili do ta udhëheq Ministrinë e mbrojtjes së Serbisë.
Në listën e saj përfshihen edhe disa zyrtarë, që hapur janë pro-rusë de kundër perëndimit, raporton AP.
Kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-kryeministër, në fillim të këtij muaji e nominoi për kryeministre, Ana Bërnabiq, e cila ishte shkolluar në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, kjo lëvizje ishte parë si përpjekje për zbutjen e shqetësimeve perëndimore se Serbia po i afrohej shumë Rusisë.
Ana Brnabiç që do të jetë ferma e parë kryeministre e Serbisë, pritet ta filloj punën këtë javë.
Ajo është deklaruar hapur se është lezbike.