Apeli lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Milaim Zekën

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 13:39 | Nga

 

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit M.Z.,(Milaim Zek) kundër caktimit të masës se arrestit shtëpiak prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 17.10.2017.

M.Z. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 i të njëjtit kod, si dhe v.p. “ Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313 të po këtij ligji, transmeton koha.net.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka gjetur drejtë se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjor për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj tij, konform nenit 183 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2, pika 1.1.2 e Kodit të Procedurës Penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme