Mërgimtarët të cilët ia kanë mësyrë pikës kufitare në Merdare, lirisht le të gjejnë një pikë tjetër kufitare.
Të paktën kështu po njofton Policia e Kosovës në komunikatën e saj, përmes së cilës bëhet e ditur se në Merdare janë duke u zhvilluar punime në infrastrukturë.
Policia ka rekomanduar mërgimtarët që të gjejnë rrugë tjera alternative.
Duke iu referuar qarkullimit të njerëzve dhe mallrave nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës, dhe posaqërisht rritjes së këtij fluksi gjatë sezonës verore, Policia e Kosovës në vazhdimësi edhe në të kaluerën edhe tani njofton të gjithë qytetarët e saj, në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Republikën e Kosovës, se në pikë-kalimin kufitare Merdare, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, janë ende duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.
“Meqë ky projekt i BE-së sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon dhe apelon tek të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë alternativa tjera, respektivishtë të perdorin pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, si Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinje etj, sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar dhe nuk ka pritje as kolona të gjata.
Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punoj me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare ku vërehet se kemi rritje të fluksit.
Për ta shikuar gjendjen/fluksin nëpër pika kufitare mund të i referoheni edhe linkut të mëposhtëm në ëebfaqen e MPB-së së RKS-së.”- thuhet tutje në apelin e policisë.