Ekonomia Online
FUNDIT

Kolona të gjata në Merdar, pritjet në dalje nga Kosova deri në katër orë

Kolona të gjata në Merdar, pritjet në dalje nga Kosova deri në katër orë

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë, e tash kanë vendosur të kthehen në vendet e tyre, duhet të presin mbi katër orë në vendkalimin kufitar Merdar, pasi që në këtë pikë kolonat arrijnë deri në 2 mijë metra. Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje të pikës kufitare […]

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë, e tash kanë vendosur të kthehen në vendet e tyre, duhet të presin mbi katër orë në vendkalimin kufitar Merdar, pasi që në këtë pikë kolonat arrijnë deri në 2 mijë metra.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare janë deri në 4 orë e 30 minuta.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë 90-120 minuta. Në Jarinje dhe Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 50-60 minuta.

Më pak pritje ka në pikat kufitare Vërmicë dhe Muçibabë. 

Të ngjashme