Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me rastin e ish kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, avokati i Lekajt, Arianit Koci.
“Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale. E kam thënë edhe më herë se nuk ka pasur asnjë provë se z. Lekaj e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej”, ka thënë Koci.
Në muajin shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj deputeti të AAK-së, Pal Lekaj, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa drejtonte Komunën e Gjakovës. Bashkë me ish-kryetarin Lekaj, akuzohet edhe ish-drejtori për Buxhet dhe Finanaca, Q.M. dhe ish-menaxheri i prokurorimit N.Ll.
Ndërkohë aktakuzën e Prokurorisë Specialee kishte hedhur poshtë edhe Gjykata Themelore në Gjakovë.