Aplikacionet e zhurmave të bardha janë shkarkuar nga miliona njerëz përreth tërë botës, duke shpresuar se do të flenë më mirë. Sidoqoftë, studiuesit sugjerojnë se nuk ka prova se ato funksionojnë, e madje mund të jenë edhe të dëmshme.
Zhurma “e bardhë” paraqet tingujt fishkëllyes të të gjitha frekuencave që njerëzit mund t’i dëgjojnë teksa dalin thjesht dhe me intensitet të njëjtë.
Gjatë viteve të fundit, një mori aplikacionesh dhe pajisjesh janë zhvilluar për këtë funksion – apo zëra të tjerë “relaksues” si gumëzhimat apo zhurma e valëve – për t’u ndihmuar njerëzve që t’i zërë gjumi. Ato kanë qenë goxha të suksesshme – aplikacioni “Bedtime Fan”, që ndodhet në pajisjet nga “Apple”, ka pasur më shumë se 3 milionë shkarkime, kurse “White Noise Generator” në Android ka pasur më shumë se 1 milion.
Një teori tjetër thotë se mund të ndihmojnë në zhdukjen e zhurmave bezdisëse si zhurma nga rruga; tjetra teori është se dëgjimi i tingujve të njëjtë çdo natë mund ta nxisë njëfarë reagimi pavlovian, ku njerëzit mësohen ta lidhin atë me procesin e gjumit. Por a funksionon vërtet? Mathias Basner, profesor i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Filadelfisë, dhe kolegët e tij e kanë hulumtuar sistematikisht literaturën shkencore dhe kanë identifikuar 38 studime që kanë hulumtuar tingujt që ndihmojnë për të të marrë gjumi. Edhe pse ka pasur disa prova se tingujt e vazhdueshëm e kanë ulur kohën që u është dashur disa individëve për t’i marrë gjumi, cilësia e provave ishte jashtëzakonisht e varfër dhe të paktën një studim sugjeroi që tingujt mund të sillnin gjumë më të parehatshëm.