Aplikacioni “Pritjet në Kufi” mbledh të dhëna nga 12 pika kufitare, qytetarët do të kursejnë kohën

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 10:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, kanë lansuar aplikacionin social “Pritjet në Kufi”.

Zëvendësministri, Isa Xhemajlaj, tha se qëllimi i platformës është hapja dhe shfrytëzimi i të dhënave për pritjet kufitare për planifikim të kohës për udhëtimet, raporton Ekonomia Online.

“Ky bashkëpunim, ky lansim ju mundëson atyre(qytetarëve) që gjatë hyrjes ose gjatë daljes në Kosovë t`i kenë njohuritë e duhura që në cilën pikë kufitare ka më shumë automjete dhe kolonë. Ju e dini që Kosova është një vend i vogël dhe ndërrimi prej një pikë në një pikë tjetër zgjat 30-60 minuta, kështu që, deri më tani kanë mundur të informohen por më me vonesë. Sot mund të marrin këtë informacione dhe pasi të del nga shtëpia se cilën pikë kufitare mund të kaloj më lehtë”.

Zëvendësdrejtori i UNICEF në Kosovë, James Mugaju, u shpreh se ky aplikacion synon të ndihmojë qytetarët për të kursyer kohë e shmangur vonesat.

“Projekti që po e lansojmë sot është që të siguroj efikasitet dhe të ju ofrojë njerëzve në kohë reale informata për kalimin e kufirit. Kjo është e bukur kjo është shumë kreative dhe do t`i bëj institucioneve më përgjegjëse për nevojat e qytetarëve..”, tha ai.

Ai kërkoi nga institucionet e veçanërisht nga ministria e Punëve të Brendshme që të kujdeset për implementimin e plotë .

Mugaju tha se do të vazhdojë të përkrah Open Data Kosova për shkak se kjo organizatë po kontribuon në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në përgjegjësinë e institucioneve në Kosovë.

Aplikacioni mbledh të dhënat nga 12 kalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë për të treguar statusin e çdo pike kufitare.

Blerta Thaçi, ka prezantuar projektin dhe tha se ky aplikacion është projektuar dhe ndërtuar nga projekti i Techstitution ne bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Techstitution është një mjet për transferimin e njohurive dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve, duke siguruar zgjidhje të thjeshtë digjitale për sfidat komplekse institucionale.

 

 

Të ngjashme