“Let’s Do It Kosova” në kuadër të Javës së Ndryshimeve Klimatike, ka organizuar aksion për largimin e mbeturinave në hyrje të Parkut të Gërmisë në Prishtinë.
Këtij aksioni iu bashkëngjitë edhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova e cila shprehu shqetësimin e saj për papastërtinë e mjedisit dhe ndotjes së ajrit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Në fjalën e saj ajo tha se në Kosovë ende ka mbetur punë për t’u bërë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe ajrit njëkohësisht.
Për këtë, Apostolova përmendi ajrin e ndotur që mbizotëroi në Prishtinë gjatë dimrit të fundit në Kosovë.
“Kosova është në rrugën e duhur në këto mjedis që është shoqëror për BE-në. Unë kurdo që kam mundësi vrapoj çdo të dytën ditë këtu, dhe sikur gjithë të tjerët shoh këto pamje rreth nesh që asnjëri prej jush nuk dëshiron t’i shoh. Ne nuk duam t’i shohim shtretërit e lumenjve me plastika mbeturina, vend-parkimet kaq afër siç është pishina këtu dhe mali shumë i bukur me baltë. Kështu që është përgjegjësi e jona të përkujdesemi për natyrën. Ne jemi gjenerata që do të ketë ndikimin më të madh në ndryshimet klimatike sepse jemi duke iu afruar pikës që nuk ka kthim pas. Sepse nëse nuk ndërmarrim ndonjë veprim tani, do t’iu lemë trashëgimi pasardhësve tanë që të jetojnë në këtë klimë. Ju lutem mos ta lejojmë këtë”
Drejtori i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, tha se janë duke vazhduar aktivitetet në Javën e Ndryshimeve Klimatike, ndërsa theksoi se shoqëria duhet të jetë më e kujdesshme kundrejt ndotjes së ambientit gjë që sipas tij njëherë nuk është duke ndodhur.
“Ajo çfarë më shqetëson më së shumti është se në këtë drejtim shoqëria jonë po vazhdon të mos jetë e kujdesshme. Jemi dëshmitarë që në vendin tonë po ndoten lumenjtë. Mos të flasim gjithashtu edhe për shkatërrimin e pronave dhe kjo nuk duhet të vazhdojë kështu, duhet ta debatojmë këtë dhe të bëjmë diçka për këtë si shoqëri. Unë do të kërkoja që të jemi më të kujdesshëm”, u shpreh ai.