Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se procesi i krijimit të asociacionit duhet të fillojë dhe kjo do të jetë pjesë e bisedimeve të Serbisë dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Ajo çka ka ndodhur me vendimin e kryeministrit mendoj që është një hap pozitiv dhe mendoj që i 20-ti është datë kur do të vendoset për asociacionin. Marrja e vendimeve të njëanshme nuk duhet të jetë pjesë e dialogut. Të dyja palët duhet të shkojnë në Bruksel dhe të shikojnë se cila do të jetë forma më e mirë e statutit”.
“Asociacioni i komunave serbe nuk është krijuar. Puna është dashur të fillojë shumë më parë, unë kam marrë pjesë në disa përpjekje që ka bërë ish-kryeministri Isa Mustafa, mirëpo atëherë ishte koha kur Lista serbe e bojkotonte Kuvendin. Mirëpo puna e mirë është që ky proces ka filluar”.