Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka diskutuar me nxënësit e shkollave të mesme në temën “Avokimi i ndryshimit kulturor: Roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes”.
Apostolova theksoi se rinia e Kosovës duhet të edukohet që në fëmijëri se korrupsioni është një fenomen që pengon progresin dhe të ardhmen e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Është kënaqësi të jem në këtë ditë me ju të flasim me gjenerata të reja të Kosovës sepse Kosova ka popullin më të ri në botë dhe në javën kundër korrupsionit flasim me institucione të larta dhe këtë vit kemi vendos të flasim me juve sepse jeni e ardhmja e Kosovës”.
“Lufta kundër korrupsioni është një ndër prioritetet e BE-së kudo më botë, në Kosovë është e rëndësishme sepse korrupsioni ndalon progresin, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, nepotizmi politik keqtrajton sistemin e vendimmarrjes dhe rrezikon të ardhmen e vendit që jeni ju, rinia”, tha ajo.
“Luftë kundër korrupsion ka qenë kriter i fundit për heqjen e vizave. Ne bëjmë promovimin vlerave dhe duam të ndihmojmë formësimin e qëndrimit tuaj kundër cilit do korrupsion”, tha ajo.
Apostolova tha se rinia ka rolin kyç ku në të ardhmen mund të ndikojë pozitivisht në luftën kundër korrupsion.
Sipas saj, korrupsioni mbetet i rrënjosur në Kosovë, prandaj edhe ka kërkuar nga të rinjtë që mos të lejojnë që kjo të ndodh.
“Rinia e sotme, janë udhëheqësit e së nesërmen, gjithë ju mund të jeni forca kryesore që lufton korrupsionin, krimin e organizuar dhe gjitha këto të këqija ndikojnë negativisht në të ardhmen e Kosovës. Për shkak të korrupsionit që mbetet i rrënjosur në Kosovë disa nga ju mund të ndjeheni të dekurajuar, por mos lejoni të ndodh kjo”, shtoi ajo.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi tha se korrupsioni e humb vlerën e çdo kujt dhe si vend.
“Ne si institucione luftimin e korrupsionit duhet ta kemi në përditshmëri, të flasim për dëmet e korrupsionit është bërë temë e zakonshme sepse dihen pasojat që shkaktohen për qytetarët, rininë dhe pengesat e vendit tonë. Korrupsioni i zhvilluar e humb vlerën e çdo kujt, kjo dukuri ekziston në mesin tonë dhe duhet gjejmë mënyra se si ta luftojmë këtë”, tha ai.
Bytyqi tregoi punën e tij si 24 vjeçar që kishte punuar në ATK dhe si punëtor aty nuk kishte parë korrupsion gjatë asaj periudhe.
“Mënyra që me diskutuar për këtë temë me të rijnë është forma më e mirë, në moshën 24 vjeç kam filluar të punoj në ATK atëkohë kishim drejtor një njëri nga Amerika dhe 35 inspektorët e parë të ATK ishim të rinj dhe nuk e dinim për korrupsionin. ATK nga viti 2000 deri 2004 ka qenë periudha më e mirë e ATK kur secili prej nesh e bënim maksimumin në punën tonë”, tha Bytyqi.
“Korrupsioni, nepotizmi nuk është dukuri për vendin tonë, nëse ne e bëjmë këtë kulturë të përditshmërisë duke edukuar gjithë jemi në rrugën e mbarë për të luftuar ata të cilët tani më janë të korruptuar”, tha ai.
Bytyqi tha se ka politikan që nuk janë të korruptuar, por paragjykimet dhe pasqyra që i është krijuar tani Kosovës nuk mund të dallohen politikanët e korruptuar dhe ata të pa-korruptuar.
“Duke respektuar vetën, duke luftuar dukuritë negative ne do të jemi në rrugë të mbarë”, shtoi Bytyqi.
Gerrie Willems, ambasadore e Holandës në Kosovë, tha se rinia duhet të shoh shembujt e mirë për t’i praktikuar dhe jo dukuritë negative.
“Ju keni rol të rëndësishëm, jeni e ardhmja e Kosovës dhe duhet të shihni shembujt e mirë për të i praktikuar ato. Autoritetet po punojnë në këtë drejtim duke u mbështetur nga BE-ja dhe shtetet tjera dhe duhet vazhduar që të u mbështesim ku edukimi kundër këtyre dukurive fillon që nga familja”, tha ajo.
Matteo Corradini, përfaqësues nga Ambasada e Italisë në Kosovë, tha se korrupsioni nuk është diçka mbi natyrore ku nuk mund të luftohet, raporton EO.
“Korrupsioni nuk është tani por fenomen që duhet ndjerë turp dhe të jemi të vetëdijshëm që ekziston që nuk është diçka mbinatyrore por ndikon në jetën e gjithëve”, tha Corradini.
Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsion, tha se të rinjtë duhet të mësojnë për të pasur vlera dhe jo për interesa të tjera dhe të mos bien pre e korrupsionit.
“Edhe në arsim ka korrupsion nga gjitha nivelet, ne kemi trajtuar një numër të madh të rasteve në Universitetin e Prishtinës dhe universitete tjera publike, pa përjashtuar edhe ato private edhe në shkollat e mesme lokale”, tha Havolli.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/519902961857157/