Grupi i Grave Deputetë të Kuvendit të Kosovës u takua sot me shefen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, me të cilën biseduan për mundësinë e parandalimit të dhunës në familje, konkretisht dhunës ndaj gruas.
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete në Kosovë, Blerta Deliu, tregoi që në takimin e parë me Apostolovën folën për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë për qëllim luftimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje, gjë për të cilën tha se kanë marrë mbështetje të fuqishme nga e para e BE-së, shkruan EkonomiaOnline.
“Pikësynim i këtij takimi ishte punësimi i grave në nivel të të gjitha komunave në Kosovë. Gjithashtu bashkëpunimi mundësia e bashkëpunimit me gratë asamblistë duke i përfshirë edhe asamblistët nga Mitrovica e Veriut që të integrohen në jetën e sociale dhe politike të vendit. Po ashtu biseduan edhe për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës” tha Deliu gjatë konferencën së mbajtur jashtë takimit me shefen Apostolova.
Ndërsa, Natalia Apostolova tha se sa Kosova ka punë për të bërë sa i përket parandalimit të dhunës në familje dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës.
“U premtova grupit të grave deputete që të takohemi çdo muaj në mënyrë që t’i ndjekim së bashku hapat e sigurt që t’i luftojmë dukurit e këqija të cilat janë aktualisht në Kosovë. Gjatë këtij takimi folëm edhe për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, për dhunën e paraqitur ditëve të fundit dhe për të fuqizuar më shumë zërin e grave deputete. Për agjendën evropiane është e rëndësishme që në vitet në vazhdim të përmirësohet gjendja e gruas në Kosovë”, tha shefja e BE në Natalia Apostolova.
Të dy palët u dakorduan që takime të tilla që kanë për qëllim përmirësimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare do të mbahen çdo muaj.
Të kujtojmë se ditë më parë një 16 vjeçare, nxënëse në shkollën e mesme të ulët 12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit, ishte rrahur nga ana e axhës së saj, gjë e cila kishte shkaktuar reagime të shumta.