Apostolova: Votojeni demarkacionin, mos i mbani qytetarët të izoluar

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 09:40 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro ujdisë së demarkacionit me Malin e Zi, duke u mundësuar qytetarëve të lëvizin lirshëm në zonën Shcengen, raporton Ekonomia Online.

“Sot është një ditë e rëndësohem për Kosovës. Iu bëjë thirrje që të votoni marrëveshjen. Kjo është një nga dy kushtet për heqjen e vizave, mos i mbani qytetarët e izoluar”.

Apostolova pas takimit me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ka garantuar mbështetjen për heqjen e vizave pas miratimit të marrëveshjes që ka shkaktuar debat qe tri vjet në vend.

Ajo shtoi se gjithashtu kanë biseduar në detaje se cila do të jetë puna e Kuvendit për javën dhe muajin tjetër në kohën kur do të publikohet raporti për Kosovën.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-demarkacioni-votohet-sot-sdo-te-lejojme-te-demtohet-rruga-per-ne-be/

Të ngjashme