Apple ka blerë rreth 100 kompani në gjashtë vitet e fundit, ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook.
Ai ka thënë gjatë një takimi vjetor të gjigantit teknologjik se kompania arrin të blejë një kompani të re çdo tri ose katër javë, raporton BBC.
Apple ka bërë të ditura të ardhurat e tremujorit të fundit, duke qenë ky tremujori i saj më i madh pasi ka sjell 111.4 miliardë dollarë të ardhura.
Cook tha gjatë takimit se blerjet kryesisht kanë për qëllim përvetësimin e teknologjisë dhe talentit.
Blerja më e madhe në dekadën e fundit ishte blerja e kompanisë për kufjet e veshit të reperit dhe producentit të famshëm, Dr Dre “Beats Electronics” në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.
Një blerje tjetër e madhe ishte edhe blerja e kompanisë softuerike për njohjen e muzikës “Shazam”, në vlerë prej 400 milionë dollarësh në vitin 2018.
Mirëpo, në shumicën e rasteve, Apple blen kompani të vogla të teknologjisë dhe pastaj ato i inkorporon në produktet e veta.