Aprovimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike: Cili është përfitimi i shoqërisë kosovare?

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 10:04 | Nga Albulena Mavraj

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka ndikuar drejtpërsëdrejti në sektorin ekonomik, duke kontribuar negativisht në rritjen e papunësisë dhe varfërisë në botë dhe Kosovë.

Prandaj, aprovimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike do të ndikojë në mirëqenien ekonomike dhe sociale tek shoqëria kosovare, e tëra kjo pasi në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike janë të përfshira  mori masash dhe amandemime të ligjeve, të cilat kanë të bëjnë me stimulim më anë të  mjeteve financiare si për bizneset ashtu dhe për punëtorët e sektorit privat, e po ashtu kjo pako ka të bëjnë dhe me lehtësira fiskale dhe momentare.

Në këto rrethana, pashmangshëm u pa nevoja e ndërhyrjes së dorës së shtetit në ekonomi, duke rënë ndesh kështu me filozofinë liberale të ekonomisë së tregut të lirë dhe duke u apeluar që të gjendën gjinden module ekonomike.

Që nga fillimi i rasteve të para pozitive me COVID-19 rimëkëmbja ekonomike ishte pjese e diskursit publik kosovar dhe i dha drejtim hartimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e që fatkeqësisht ky projektligj për të marr dritën në parim iu deshën shtatë tentime në seancat plenare. E tëra kjo pasi në saje të këtij projektligji ishin të inkorporuar një sërë ligjesh tjera për të cilat nevojitej amandamentimi. E gjatë kohës së dështimit të miratimit të këtij projektligji në mungesë votash, atëherë akuzat dhe kundër akuzat sa u përket taborëve politike në vend, çdo ditë e më tepër thelloheshin.

Me  t’u aprovuar ky ligj, Qeveria e Kosovës bëri të ditur me datën 22 shtator se plotësim/ndryshimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do t’i nënshtrohen 8 ligje, si: Ligji për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Ligji për Fondet Pensionale të Kosovës, Ligji për Tatimin në të Ardhurat Personale, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Mirëpo, në saje të inkorporimit të këtyre ligjeve, argumentohej edhe zvarritja apo vonesa e shtetit të Kosovës për votim në parim, pos asaj që s’ishin votat e mjaftueshme.

E, çështja më e diskutuar si në spektrin e qytetarëve ashtu dhe të njohësve të çështjeve ekonomike në vend, kishte të bënte me tërheqjen e 10 % të mjeteve të grumbulluara në fondin e trustit Pensional të Kosovës. Polemikat rreth 10 % ishin togfjalëshi ekonomik, si tek ata që ishin pro ashtu dhe tek ata që ishin kundër kësaj tërheqje. Derisa qeveria proklamonte ndihmesë apo infuzion sa i përket rimëkëmbjes se ekonominë vendore përmes ndryshimit të Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, gjegjësisht tërheqjes së 10 përqindëshit, në anën tjetër njohësit e çështjeve ekonomike alarmonin për një rrezik të paprecedent tërheqjen e këtyre mjeteve me arsyetimet ‘se do të krijohet një precedent i rrezikshëm’ dhe se janë më shumë se 104 mijë qytetarë të Kosovës që në Trust kanë vetëm 100 Euro të disponueshme që shprehimisht përkthyer në përqindje i bie se do t’i marrin vetëm nga 10 Euro. Arsyeshmëria tjetër e njohësve  të çështjeve ekonomike, që i përkisnin taborit kundër ndryshimit të Ligjit për Fondin Pensional, gjegjësisht tërheqjes së 10 përqindëshit ishte, se këto mjete do të ndikonin në eksportimin e parasë së gatshme përmes importit në Kosovë, duke mos ndikuar kështu në rritjen e kërkesës agregate në vend.

104 mijë qytetarë të Kosovës që në Trust kanë vetëm 100 Euro të disponueshme që shprehimisht përkthyer në përqindje i bie se do t’i marrin vetëm nga 10 Euro. Arsyeshmëria tjetër e njohësve  të çështjeve ekonomike, që i përkisnin taborit kundër ndryshimit të Ligjit për Fondin Pensional, gjegjësisht tërheqjes së 10 përqindëshit ishte, se këto mjete do të ndikonin në eksportimin e parasë së gatshme përmes importit në Kosovë, duke mos ndikuar kështu në rritjen e kërkesës agregate në vend.

   Mirëpo, me t’u aprovuar pako e rimëkëmbjes ekonomike, Trusti publikoi të dhënat e të gjithë kontribut paguesve sa u përket mjeteve që kanë të grumbulluara. E që sipas Trustit, nga numri i përgjithshëm i kontribuueseve prej  639 264 personash,  rreth 213 kontributpagues kanë deri në 1 000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e kontribuuesve. Po ashtu, deri 5 000 euro kanë 30 përqind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë, kurse nga numri total i kontribuueseve në Trust, 12 përqind e tyre kanë deri 10 mijë euro. Sipas Trustit, deri në 20 mijë euro në llogari kanë mbi 40 mijë qytetarë, kurse mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 përqind e kontribuueseve. E këto shifra të dhëna nga Trusti bënë që tabori i pozitës në vend të këmbëngul në ndihmesë të rimëkëmbjes ekonomike, gjegjësisht rritjes së konsumit dhe kërkesës agregate.

Dy lloje pikëpamjesh kishim dhe sa i përket mjeteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, përderisa pozita arsyetohej gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia, njohësit e ekonomisë potenconin rëndësinë e investimeve kapitale me anë të këtyre mjeteve.

 Mirëpo, lind pyetja çfarë pas pandemisë dhe pakos së rimëkëmbjes dhe ku është Kosova në raport me vendet e rajonit në aksin ekonomik. E për t’u bërë Kosova më kompetitive dhe për të pasur produkte më cilësore, rekomandohet që vendi dhe politikat qeverisëse të fokusohen në sektorët me përparësi krahasueshëm, duke u apeluar kështu që të subvencionohene sektorët më të cilët vendi do të ishte konkurentee . Duke marrë parasysh kështu fuqinë e re punëtore që e ka Kosova, shihet e udhës që të investohet në digjitalizim, ekonominë gri, industrinë e drurit dhe atë të tekstilit.

Sallonet e së martës janë një nismë javore e Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D). Diskutimi mbledh rreth vetes ekspertë e analistë, politikanë e publicistë për të reflektuar dhe kërkuar konsensus mbi temat e përzgjedhura. Për shkak të situatës së ballafaqimit me pandeminë, vetëm panelistët dhe moderatori/ja janë pjesëmarrës fizikisht në Dit’ e Nat’, ndërkaq Salloni është transmetuar direkt në rrjete sociale nga ku edhe janë kyçur të interesuarit/at.

(Ky sallon është mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung)

Të ngjashme