ProCredit në Kosovë investon në energji solare, si dhe kanë shprehur gadishmërinë për shfuqizimin e makinave elektrike, duke ofruar kushte më të mira të financimit si dhe duke instaluar mbushës për makina elektrike në vende të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Luka në Facebook pas takimit që ka pasur me Eriola Bibolli, Kryeshefen Ekzekutive të bankës ProCredit në Kosovë.
“Në takim me Eriola Bibolli, Kryeshefen Ekzekutive të bankës ProCredit në Kosovë e cila më informoj që pronarët e bankës e kanë aprovuar financimin për një investim të ri në energji solare deri ne 3 MW, si politikë e bankës për të përkrahur energjinë e ripërtëritshme në Kosovë dhe botë.
Banka ProCredit gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur iniciativën time për fuqizimin e makinave elektrike duke ofruar kushte më të mira të financimit si dhe duke instaluar mbushës për makina elektrike në vende të ndryshme.
Më bën të lumtur fakti që energjia alternative dhe efiçienca e energjisë po përkrahen nga të gjithë.” ka shkruar Lluka në faqen e tij në Facebook.