Aprovohet spreji për trajtimin e mbidozës me droga

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Versioni i parë gjenerik i sprejit kundër mbidozës nga opioidët, Narcan, është aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve.

Aprovimi për sprejin naloxone vjen pas një shtyse mbarëkombëtare për të bërë ilaçin më të qasshëm për të ndihmuar në luftimin e valës së vdekjeve nga mbidoza me opioid, një epidemi në Amerikë.

Narkan zakonisht shitet për 130 deri në 150 dollarë për një paketë me dy doza.

Prodhuesi i versionit gjenerik, Teva, nuk ka nxjerrë ende çmimin por gjenerikët zakonisht janë 80 deri 85 për qind më lirë se ilaçet e markave të njohura.

Në vitin 2017, rreth 61,000 njerëz vdiqën nga mbidoza me opioid në ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme