Arrestohet nxënësi që hodhi sprej në shkollë

Ferizaj | 04 Shk 2017 | 14:19 | Nga

Policia ka arrestuar një person me inicialet A.M i lindur në vitin 2000, për shkak se i njëjti ka hedhur prej në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, me ç’rast janë lënduar shtatë nxënës.

“Raportohet se në një shkollë të Mesme në Ferizaj, në një klasë, i dyshuari mashkull K-Shqiptar- nxënës,  ka hedhur një sprej kimik me q’rast shtatë nxënëse K-Shqiptare kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit të Ferizajt”.

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit në prezencë të punëtorit social i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme