Dyshohet se u hodhi sprej syve rojeve të një diskoteke në Prishtinë, arrestohet

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Lëndim trupor”, në Prishtinë.

Ai dyshohet se rreth orës 02:30 pas mesnatës së 10 janarit, ka sulmuar fizikisht dy pjesëtarë të sigurimit të një diskoteke në rrugën “Eqrem Qabej”.

I arrestuar dyshohet se u ka hedhur rojeve sprej syve, për çka këta të fundit pranuan trajtim mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme