Policia kontrollon nxënësit, Komuna e Suharekës i bën shkollat me rojë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 11:25 | Nga

Masat e sigurisë në shkollat e Suharekës janë shtuar gjatë javëve të fundit në përputhje me rekomandimet që janë adresuar nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi. Veprime në këtë drejtim janë ndërmarrë nga organet e rendit, por edhe autoritetet komunale në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit vendor.

Përderisa pjesëtarët e Stacionit Policor në Suharekë kanë realizuar kontrolle te nxënësit në automjetet e transportit publik dhe jashtë hapësirave shkollore, në anën tjetër një bashkëpunim i Komunës me biznesin ka mundësuar vendosjen e rojave të sigurisë në dy shkolla të mesme të Suharekës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, gjimnazi “Jeta e re” dhe shkolla e mesme teknike “Skënder Luarasi “ në Suharekë nga kjo javë do të kenë nga një rojë të sigurisë në hyrje të oborrit të shkollës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme