Arabia Saudite do të gjykojë aktivistet për të drejtat e grave

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Arabia Saudite po përgatitet që të gjykojë një numër të paspecifikuar të aktivisteve për të drejtat e grave, pasi i ka mbajtur ato në burg për rreth një vit, po u ngritur aktakuzë.

Në një deklaratë për media, prokurorët thanë se ky rast është dërguar në gjykata dhe se hetimi për të është kryer.

Prokurorët nuk kanë detaje lidhur me akuzat as për datën e fillimit të gjykimeve.

Disa prej të ndaluarve thuhet se janë përballur me torturë dhe ngacmim seksual gjatë marrjes në pyetje, pas arrestimit të tyre në muajin maj të vitit të kaluar.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe Amnesty International kanë kritikuar këtë vendim të autoriteteve saudite.

Dhjetëra aktiviste janë arrestuar vitin e kaluar. Disa prej tyre janë akuzuar se kanë minuar sigurinë dhe kanë ndihmuar armiqtë e shtetit. Disa prej aktivisteve më vonë janë liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme