Arabia Saudite furnizohet me vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Arabia Saudite të mërkurën i pranoi dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit dhe do të fillojë ta vaksinojë popullsinë brenda tri ditëve, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Tawfiq Al-Rabiah.

Ai kërkoi nga qytetarët që të regjistrohen për ta marrë vaksinën dhe e përsëriti faktin se ajo do të jetë falas për të gjithë, shkruan The Guardian.

Ministri nuk tregoi se sa doza kanë arritur në vendin e tij dhe për cilën vaksinë bëhet fjalë. Sidoqoftë, autoritetet saudite e regjistruan vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” për importim dhe përdorim.

Ndryshe, Arabia Saudite deri më tani ka regjistruar mbi 360 mijë të infektuar dhe 6.069 të vdekur nga koronavirusi.

Vaksina kundër sëmundjes së re ka filluar të shpërndahet fillimisht në Britani e pastaj edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Pritet kjo vaksinë së shpejti të miratohet për përdorim edhe nga Bashkimi Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme