Arabia Saudite ka bllokuar 5,5 milionë ueb faqe dhe linqe interneti

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 11:56 | Nga

Arabia Saudite ka bllokuar mbi 5,5 milionë ueb faqe dhe linqe interneti që nga viti 2008, njoftoi të martën komisioni shtetëror për Teknologji Informative dhe Komunikim (KTIK), raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton KTIK, nga linqet dhe ueb faqet e bllokuara, mbi 90 për qind kanë pasur përmbajtje pornografike.

Komisioni vuri në dukje se kishte bllokuar “më shumë se 900.000 linqe interneti vetëm gjatë vitit të kaluar, 92 për qind e të cilave kanë pasur përmbajtje pornografike”.

Në njoftimin e komisionit, thuhet se mandati i tij është të luftoj pornografinë online dhe keqpërdorimin e fëmijëve, duke bllokuar ueb faqet të cilat publikojnë pornografi me të mitur, për çka më vonë informon autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare.

Shifrat zyrtare në shtet thonë se përdorimi i internetit në Arabinë Saudite përmes tre operatorëve më të mëdhenj të internetit dhe telefonisë mobile, vitin e kaluar ka qenë 47 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme