Arabia Saudite kundër çdo ndryshimi të statusit historik të Jerusalemit

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 18:07 | Nga

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, të martën shprehu refuzimin e vendit të tij për çdo ndryshim në statusin historik të Jerusalemit, ndërsa gjithashtu shprehu mbështetje për UNRWA, Agjencinë e Refugjatëve Palestinezë të OKB-së.

Duke iu drejtuar ministrave të jashtëm arabë në Ligën Arabe në Kajro, el-Jubeir tha se palestinezët mbeten në krye të prioriteteve të mbretërisë.

Al-Jubeir gjithashtu kritikoi “ndërhyrjen “ iraniane në rajon, veçanërisht në Jemen, të cilën ai e përshkroi si forma më e keqe e terrorizmit.

Ministri i jashtëm vazhdoi të theksonte mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për UNRWA, së bashku me përpjekjet ndërkombëtare për të shpëtuar agjencinë nga mungesat e financimit.

Më 31 gusht, Uashingtoni ndaloi të gjitha fondet e saj për UNRWA si pjesë e një politike më të gjerë nga administrata e ShBA-së për kufizimin e ndihmës ndaj institucioneve palestineze.

Sipas Anadolu Agency, ShBA-ja ishte kontribuesi më i madh i UNRWA-së, duke siguruar 350 milionë dollarë në vit afërsisht një e katërta e buxhetit të përgjithshëm të agjencisë.

I themeluar në vitin 1949, UNRWA u ofron ndihmë refugjatëve palestinezë në zonën e bllokuar të Gazës, Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, Jordan, Liban dhe Siri.

Më vonë këtë muaj, vendet e donatorëve planifikojnë të takohen në Nju Jork për të diskutuar të ardhmen e agjencisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme