Arabia Saudite ndan 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën, tha agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.

Agjencia shtoi se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, shkruan Skynews.

Zelensky tha se dyshja ranë dakord të “ndërveprojnë në lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës”.

Të ngjashme