Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Fisal bin Farhan Al Saud ka thënë të shtunën se Mbretëria Arabe është optimiste se do të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden.
Princi arab ka bërë të ditur po ashtu se do të vazhdojë negociatat me Washingtonin rreth marrëveshjen nukleare me Iranin, raporton Reuters.
“Jam optimist. Arabia Saudite ka ndërtuar marrëdhënie të forta dhe historike gjatë punës me administrata të ndryshme amerikane. Ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të tilla edhe me presidentin Biden”, deklaroi princi Al Saud.