Alvaro Arbeloa e ka cilësuar Luka Modricin si 10-shin më të mirë në botë.
Kombëtarja e Kroacisë e ka mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupet e Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Golat në këtë ndeshje për kombëtaren ballkanase u shënuan nga Ante Rebic, Luka Modric dhe Ivan Rakitic.
Ylli i Real Madridit, Modric ka gëzuar një shfaqje mbresëlënëse ndaj Argjentinës të enjten mbrëma dhe ish-bashkëlojtari i tij Arbeloa e ka përgëzuar mesfushorin me anë të rrjeteve sociale.
Ish-mbrojtësi spanjoll e ka cilësuar kroatin si 10-shin më të mirë në botë.
“1-shi më i miri në botë”, ka shkruar Arbeloa në një postim në Instagram, ku ka vendosur edhe fotografinë e kroatit.
Ndryshe, fitorja ndaj Argjentinës ia ka siguruar Kroacisë kalimin në të 16-tën e Kupës së Botës si lideri i grupit.
Modric mund të jenë në mesin e atyre që do të pushohen nga Zlatko Dalic, i cili pritet të bëjë disa ndryshime për ndeshjen me Islandën të martën.