Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë, mbajti zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës.
Siç njofton LVV, në një proces zgjedhor demokratik, me njëzetegjashtë vendvotime të hapura të shtunën, ku të gjithë anëtarët e Lëvizjes nga komuna e Prishtinës kanë pasur të drejtën dhe mundësinë që përmes parimit “Një anëtarë një votë” të shprehin vullnetin e tyre për kryetarin e ardhshëm të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë.
“Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, KZAQ, qendra në Prishtinë, njofton të gjithë anëtarët e Lëvizjes dhe mbështetësit e saj, se kandidati Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë.
KZAQ vlerëson lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në të cilin u arritën standarde të reja të proceseve zgjedhore brenda organizatës. Falënderojmë të gjithë anëtarët e aktivistët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre”, thuhet në komunikatën e LVV-së.