Sot u mbajt mbledhja për konstituimin e asamblesë komunale. Ardian Gjini u betua për mandatin e dytë katërvjeçar si kryetar i Gjakovës.
Kurse nga 34 vota ekzistuese me 20 për Arbënesha Kuqin nga radhët e PDK-së, ajo u zgjodh si kryesuese e asamblesë komunale në Gjakovë.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 11 asamblistë kanë fituar ulëset në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje 10 të tillë.
Partia Demokratike me pesë asamblistë, ndërsa Lidhja Demokratike dhe Partia Shqiptare Demokristiane nga katër asamblistë.
E fundit për nga numri i asamblistëve në Gjakovë është Nisma Socialdemokrate me vetëm një asamblist.