Lidhjes shumë të komentuar të showbizit shqiptar, mes Feros dhe Arbenita Ismajlit, duket se i ka ardhur edhe njëherë fundi. Reperi dhe modelja po shijonin prej më shumë se një viti romancën e tyre, e cila duket se ka pasur sërish një krisje. Nuk është hera e parë që Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, siç kanë bërë së fundmi.
Veç kësaj, aludimet për ndarjen e tyre i përforcon edhe shprehja e fundit e modeles në InstaStory.
Arbenita lë të kuptohet se e ka “zhdukur” Feron nga jeta e saj, të paktën për momentin.“Është më mirë të mos kesh askënd, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty.”- janë fjalët e modeles të cilat me siguri janë thumb për Feron.
Ky i fundit ende nuk ka reaguar, ndërsa fotot e çiftit vazhdojnë të qëndrojnë të pafshira në llogaritë e tyre.Mbase kjo është një zënkë e radhës, ndërsa pas disa ditësh do t’i shohim sërish së bashku siç ndodh gjithmonë.