Arbër Grabovci është zgjedhur që të jetë kryetar i degës së së AAK-së në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Grabovci përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku tregoi se ai mori mbështetjen nga Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Pejë të jetë kryetar i Degës.
“Falënderoj kolegët dhe bashkëpunëtorët për besimin e dhënë. Kjo përzgjedhje më motivon edhe më shumë për punë në sfidën e radhës, për zgjedhje lokale. Ftojë të gjithë anëtarët e AAK-së në bashkëpunim dhe punë të palodhshme drejt realizimit të synimeve të përbashkëta-Ndryshimin për Pejën”, ka shkruar Grabovci.