Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, shfrytëzoi te drejtën e tij si qytetar i Kosovës për të hedhur votën.
Vllahiu votoi në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Ai theksoi se sot është ditë e mirë posaçërisht për të rinjtë që sot votojnë për herë të parë.
“Ditë e mirë ditë e veçantë, dua t’i falënderoj ata që janë në punë sot, poashtu dua ti pres të rinjtë që votojnë sot për herë të parë, sepse ata po behën pjesë përbërëse e arkitekturës se qytetit, dua të votojnë më shumë ata sepse janë e ardhmja e Prishtinës”.
Bashkëshortja tij, Dije Vllahiu nuk voton se e ka harruar letërnjoftimin.
Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.