Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht”.

Ajo në një postim në profilin e saj në Fb thotë “edhe sa herë duhet të përfundojnë këta njerëz në fjalët e VETËVENDOSJE!-s: Mos u ngutni. Shikojeni mirë etj”.

Reagimi i saj i plotë:

Imagjino, e kapën deputetin e moshuar, profesorin, e gjuajtën për të mos e lënë të dilte sipas tyre pa e votuar Ligjin. Pastaj thanë se nëse nuk do të votohej nuk do të përfundonte pa gjak kjo punë. Pastaj thanë se shumë ishin të armatosur e me bomba atë natë. Vetëm e vetëm që Ligji të votohej.

Dhe sot dalin në konferencë thojnë shiheni se mos ka ndonjë gabim në ligj e mos po duhet me e kthy mbrapsht.

Edhe sa herë duhet të përfundojnë këta njerëz në fjalët e VETËVENDOSJE!-s: Mos u ngutni. Shikojeni mirë etj.

Të ngjashme