Mesfushori turk, Arda Turan mund të largohet nga nën kampionët e Spanjës, Barcelona.
Hapësirat e pakta tek klubi katalunas kanë bërë që Turan të kërkoj largimin nga ‘Camp Nou’.
Por e ardhmja e tij mund të mbetet përsëri në elitën e futbollit spanjoll La Liga.
Ish-skuadra e turkut Atletico Madrid ka shprehur interesim për ta rikthyer Turanin në ekip.
Trajneri argjentinas i Atleticos, Diego Simeone e vlerëson shumë lojtarin dhe kërkon ta rikthej atë në skuadër.
30-vjeçari ka një kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2020 por mund të largohet për një shumë rreth 30 milionë euro.
Gjithsesi interesim për të kanë shprehur edhe disa skuadra kineze ku në mesin e tyre janë Guangzhou Evergrande dhe Beijing Gouan.
Mundësi për Ardan është edhe rikthimit në vendlindje me Galatasarayn që po e pret krah hapur.