I lënë jashtë projektit të Barcelonës, Arda Turan është gati të largohet nga klubi katalanas. Mesfushori turk është në “radarët” e shume klubeve europiane, ku i është propozuar edhe Milanit. Megjithatë e ardhmja e turkut, pritet të jetë në vendlindje, me lojtarin që është shumë pranë firmës me Istanbul Basaksehir. Ekipi i drejtuar nga Avcı synon titullin kampion këtë sezon dhe për këtë i duhet të përforcojë skuadrën me një lojtar si Turan.