Ardhësit izraelitë do të largohen nga një vendbanim në Bregun Perëndimor

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Ardhësit hebrenj janë pajtuar që të largohen nga një pikë e skajshme banimi, e cila është bërë fitil për përleshjet me palestinezët, të cilët thonë se ajo tokë është e tyre. Kjo çështje pritet të jetë test i vështirë politik për qeverinë e re izraelite.

Sipas marrëveshjes me Kryeministrin Naftali Bennett, ardhësit do të largohen nga vendbanimi i emërtuar Givat Eviatar, që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Megjithatë, duket se të paktën disa nga ndërtesat e reja të këtij vendbanimi do të mbesin, të bllokuara dhe nën rojë ushtarake, rezultat që qartazi do t’i zemërojë protestuesit palestinezë, të cilët po kërkojnë që vendbanimi të largohet.

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i administron vendbanimet, tha se familjet në Givat Eviatar janë pajtuar që të largohen vullnetarisht deri në fundjavë. Megjithatë, trupat do të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Të ngjashme